• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E GODITI ME SHKELMA…”/ Tmerri që kaluan dy prindërit mësues, djali i droguar i rrahu dhe i kërcënoi për para
Home
Aktualitet
Kronikë

“E GODITI ME SHKELMA…”/ Tmerri që kaluan dy prindërit mësues, djali i droguar i rrahu dhe i kërcënoi për para

30 December, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ka pesë vjet që djali jonë ka sjellje aspak normale në raport me mua, nënën e tij dhe me çdo pjesëtar tjetër të familjes.”

Ankesa e radhës e një burri është për djalin e droguar për të cilit është lutur që t’ja arrestojnë. Por kur ditën që shkoi në polici nuk u pa asnjë rrethanë dhune, e kundërta ndodhi pasi ai tregoi mesazhet e shumta të të afërmeve.

“Më kanë ndihmuar të gjithë, prokuroria, policia bashkia për rehabilitimin e tij, por agresiviteti i tij vazhdon me veprime të paligjshme ndaj nesh. Na detyron që t’i japim para pa na dhënë arsye se përse i nevojiten”, – ankohet babai i 20-vjeçarit.

Në një rast i riu, sipas skedës së tij rezulton i arretsuar për dhunë dhe i burgosur për këtë vepër penale dhe nga vendimet e gjykatës shfaqet edhe dëshmia e tij si një person i penduar dhe që do i përkushtohej prindërve

“Një ditë erdhi në shtëpinë tonë shoku i djalit. Kishte një telefon në dorë dhe na kërkoi 100 mijë lekë dhe e kuptuam që i kishte marrë borxh. Në darkë djali erdhi në shtëpi dhe la një letër që shkruante: “më lini 60 mijë lekë të vjetra mbi tavolinë.”

Pjesë e grupit kriminal për trafikun e drogës, arrestohet në ‘shtëpinë e barit’ shqiptari në Spanjë
Babai thotë se pasi u konsultua me gruan vendosën t’i thoshin “Jo” fëmijës së tyre.

“Në mëngjes nuk lamë asnjë letër mbi tavolinë dhe ikëm në punë. Djali erdhi aty ku ne punojmë dhe nën presion i kërkoi 60 mijë lekë të ëmës. Na tha se nëse nuk i jepnim paratë do na rrihte përpara nxënësve. Në këto kushte u detyruam t’i japim paratë për të shmangur konfliktin”.

Pa zgjatur shumë ditë kërkesa është përsëritur sërish. Ata duke qenë se ishin vetëm në banesë kanë refuzuar. Por në një nga ditët kur janë kthyer në shtëpi u përballën me një suprizë të pakëndëshme.

“Djali që ishte brenda kishte thyer sende e orendi dhe na kërkoi 150 mijë mijë lekë me arsyen se donte të largohej nga shtëpia. Në kushtet kur refuzova t’i jap lekët, ai më goditi me shkelma dhe grushta në sy të nënës. Në këto rrethana u detyrova t’i jap 150 mijë lekë dhe ai na tha që nuk do vinte më në shtëpi.”

Ditët në vazhdim ishin torturuese për dy prindërit. Një ditë më vonë 20-vjeçari trokiti në shtëpi. I ra ziles, por ata nuk e hapën derën nga frika e tij.

“Erdhi në banesë përsëri dhe i ra ziles. Nuk e hapëm. Filloi ta godasë me shkelma për ta shqyer, ka sharë, ka ofenduar dhe na kërcënoi. Ai ka marrë dënimin me kusht nga dhuna e parë që ushtroi dhe ndaj nesh gjatë kësaj kohe ka ushtruar dhunë në forma të ndryshme, fizike, psikologjike dhe për të shmangur degradimin moral i kemi dhënë para sa herë na ka kërkuar”.

Policia bën me dije se përpos kësaj dëshmie administroi dhe disa mesazhe të dërguara nga familjarët që i njoftonin të ruheshin nga djali i tyre. Në fashikullin që iu tregua Gazetasi.al tregohet se policia kreu disa veprime midis tyre raport shërbimi për këqyrjen e shtëpisë, atë të kallëzimit të veprës penale, procesverbal për këqyrje të të dhënave të aparatit si dhe një procesverbal ku urdhërohet ndalimi i të riut. Por kur i dyshuari u arrestua për dhunë të përsëritur, ai mohoi gjithçka edhe pse provat janë kundër tij.

“Nuk i kam dhunuar, nuk kam thyer orendi, por vetëm dy pjata jo më shumë. Nuk pi drogë, por kisha ca borxhe” – përmend i riu që akuzohet për dhunë sipas nenit 130 /a/4 I kodit penal./GazetaSi

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Putin: Bilanci tregtar midis Rusisë dhe Kinës ka arritur nivele rekord pavarësisht vështirësive
Previous article ERË E KEQE, TUALETE TË PISTA DHE.../ Kaos në Twitter pas shkurtimit të buxhetit nga Elon Musk

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër

GODITJA E GRUPIT KRIMINAL NË TIRANË/ Pamjet kur trafikantët i shet armë agjentit të inflitruar të policisë Aktualitet

GODITJA E GRUPIT KRIMINAL NË TIRANË/ Pamjet kur trafikantët i shet armë agjentit të inflitruar të policisë

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin Aktualitet

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT