Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për disa arsye që i ka renditur në një konferencë për shtyp, si autor dhe porositës i skenarit të dhunës me grushte në protestën e 6 dhjetorit.
Ndër të tjera, Berisha tha se e ka falur Gert Shehun të cilin e quajti “kamikazi pa eksploziv”.
Berisha tha se Gert Shehu eshte perdorur nga Ardi Veliu si informator per cmontimin e rrjeteve te droges.
Sali Berisha: Unë e kam falur kamikazin pa eksploziv të Edi Ramës Gerti Shehu, por debatet e shumta lidhur me ngjarjen më detyrojnë të jem para jush për këtë cështje.
Për të sqaruar opinionin pse unë akuzoj direkt Edi Ramën si autor ose porositës të këtij skenari.
Nuk e akuzoj absolutisht Ramën për motive dhe shkaqe politike. Jo, deklaroj me përgjegjësi të plotë se cdo njeri që gabon se akuzat e mia kanë këtë qëllim mashtron veten e asgjë më shumë.
Nuk e akuzoj Ramën aspak se policia nuk mbrojti protestën, jo e jo.
Së pari e akuzoj Edi Ramën se Gerti Shehu është informator i policisë kriminale me emer, mbiemer dhe emer kod, dhe është përdorur nga Ardi Veliu.
Sipas dokumenteve zytrare është përdorur si vesh për xhematin e xhamisë dhe informator per cmontimin e rrjeteve të drogës.
Përpjekjeve për të shfajësuar kriminelin dhe përhapja e variantit të të sëmurit psiqik dëshmon se Gert Shehu në vend të një hetimit të plotë e të paanshëm është në mbrojtje totale të Edi Ramës që ka porositur krimin e tij.