Gjykata e Krimeve të Rënda ende nuk ka shpallur vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Vendimi për dënimin e tij ose jo ishte parashikuar për në orën 16:00 të ditës së sotme, por vendimi ende nuk është dhënë. Procesi po ndiqet nga afër edhe nga përfaqësues të ambasadës amerikane.
Ne nje interviste dhene per “News 24”, Haxhia ka thene se pret vetem pafajesi, nderkohe qe dha nje mesazh direkt per politikanet, te bejne kujdes me akuzat ndaj kolegeve bazuar ne biseda telefonike, duke iu frikesuar, sic ka thene ai, precedentit.
“Nëse Tahiri do të dënohet cdo politikan është prehe e precedentit”- tha ai.