Një banor i Buchas, ku u krye masakra me vrasjen e shumë civilëve, ka rrëfyer tmerrit e asaj çcka ka ndodhur në këtë qytet. Ukrainasi Alex Dayrabekov u arratis nga Bucha kur filloi lufta, por ka mbetur në kontakt me njerëzit atje.
Ai ka pohuar dhe dokumentuar atë që po ndodh në qytet në mediat sociale, me shpresën se mund të përdoret si provë në gjyqet e mëvonshme penale. “Fqinjët e mi, të paktën 10 prej tyre, humbën të afërmit e tyre më të afërt në përpjekjen për t’u evakuuar nga Bucha dhe Irpin rreth një muaj më parë,” thotë ai në një intervistë për BBC.
“E gjithë bota duhet t’i shohë ato. Nëse nuk e dinë se çfarë po ndodh këtu, bota bën biznes si zakonisht. Mijëra njerëz vdiqën këtu… sepse u vranë qëllimisht”. Në një rrëfim, ai përshkruan një takim të tmerrshëm midis civilëve ukrainas dhe forcave ruse.
“Dy makina në Bucha u qëlluan nga një automjet i blinduar me automatikë. Në një makinë, një familje e tërë, burri, gruaja dhe dy fëmijë. Gruaja dhe të dy fëmijët u qëlluan dhe vdiqën në vend. Këta janë njerëz të vërtetë, kjo nuk është e rreme. E gjithë bota duhet t’i shohë këto foto dhe ta dijë se kjo nuk është një luftë, kjo është një masakër kundër kombit tonë, ashtu siç bëri Hitleri në Luftën e Dytë Botërore. Putini na e bën këtë neve, kundër ukrainasve.”, tha ai në rrëfimin e tij.