Është një nga reperët më të njohur shqiptar, i njohur si “Lumi B” e me siguri me shikim të parë nuk keni arritur ta dalloni menjëherë pasi vërtet reperi tani ka një pamje krejt tjetër.
Ka qenë vetë Lumi B që e ka postuar këtë foto të shumë viteve më parë, ku shihet duke pozuar para aparatit teksa prapa tij dallohet fusha e futbollit ku ka luajtur në fëmijëri.
“Lumi i ri”, shkruan reperi në Instagram teksa fansat janë habitur nga ndryshimi që ka pësuar Lumi ndër vite.

Lumi B
Kujtojmë që projekti i fundit nga Lumi është kënga “Simpatia” në bashkëpunim me Dhurata Dorën, këngë e cila është pëlqyer shumë dhe ka arritur mbi 17 milion shikime.




