• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“E GARANTOVA…”/ Stoltenberg: NATO-ja po rishqyrton angazhimin me Forcën e Sigurisë së Kosovës
Home
Rajon

“E GARANTOVA…”/ Stoltenberg: NATO-ja po rishqyrton angazhimin me Forcën e Sigurisë së Kosovës

19 December, 2018 Isa.Autor Rajon

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i tha të mërkurën kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se tashmë Këshilli Veri Atlantik ka zhvilluar diskutimin e parë mbi ligjet e miratuara së fundmi nga parlamenti i Kosovës për transformimin e Forcës së Sigurisë në ushtri.

Në një bisedë telefonike, sekretari Stoltenberg, i ka thënë kryeministrit Haradinaj se derisa mandati i Forcës së Sigurisë po ndryshon, Këshilli Veri Atlantik do të rishqyrtojë shkallën e angazhimit me këtë forcë në vitin që po vjen.

Zoti Stoltenberg po ashtu ka përsëritur qëndrimin se NATO-ja do të vazhdojë misionin e KFOR-it për të garantuar mjedis të sigurt në Kosovë. “KFOR-i funksionon nën mandatin e Kombeve të Bashkuara dhe nuk do të preket nga ligjet për ushtrinë”, i ka thënë ai kryeministrit Haradinaj, thuhet në një komunikatë të lëshuar zyra e sekretarit Stoltenberg.

Ndërsa kryeministri Hardainaj në një njoftim e cilësoi miqësore bisedën më sekretarin Stoltenberg dhe u shpreh i kënaqur me përkushtimin e NATO-s për të mbështetur Kosovën në tërësi.

“E garantova sekretarin Stoltenberg për transparencën e procesit të tranzicionit të FSK-së, duke shprehur vizionin tim dhe të Qeverisë për thellimin e partneritetit me NATO-n, KFOR-in, NALT-in, Programin e Ndërveprimit të Zgjeruar dhe për gatishmërinë e trupave të FSK-së për kontribut në sigurinë rajonale dhe globale”, shkroi kryeministri Haradinaj.

Më 14 dhjetor parlamenti i Kosovës miratoi ligjet që shndërrojnë Forcën e Sigurisë në ushtri, një vendimi që u mbështet nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Gjermania, ndërsa nxiti reagim kundërshtues të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, që vlerësuan se koha nuk ishte e përshtatshme për një gjë të tillë.

Vendimi u prit me zemërim në Beograd, ku presidenti serb, Aleskandër Vuçiç, tha se ushtria e Kosovës rrezikon qëndrueshmërinë e gjithë rajonit, ndërsa sulmoi ashpër Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e ushtrisë së Kosovës.

Në fillim të javës me çështja u diskutua edhe në një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me kërkesë të Serbisë. Pjesa më e madhe e vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit i dhanë mbështetje të drejtës së Kosovës për themelimin e ushtrisë së saj. /VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U ZUNË NË "KËNGA MAGJIKE" PËR ROBERTIN/ Rovena Dilo flet për debatin me Ronela Hajatin: Ishte e padrejtë...
Previous article "U REVOLTUAN KEQ"/ Kush janë moderatorët që u "braktisën" nga të ftuarit live në emision (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT