Një vatër zjarri është shfaqur rreth mesditës së sotme në fshatin Kryemadh të NjësisëAdministrative Malzi. Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur grupet e punës të Bashkisë Kukës.
Ekipet e Sherbimit Zjarrfikës, Drejtoria e Pyjeve, ajo e Emergjencave Civile si dhe administrata e Njësisë Malzi po punojnë për kufizjmin e shuarjen së kësaj vatre zjarri e cila është favorizuar edhe nga era dhe temperaturat e larta.
Paralelisht i është kerkuar Policisë së Shtetit dhe po bashkëpunohet me keto struktura për zbulimin e shkakut të rënies së zjarrit. Nga vëzhgimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Bashkia Kukës ju bën thirrje banorëve në këto zona që të jenë bashkëpunues për ruajtjen e pyjeve si dhe të angazhohen me grupet operacionale për shuarjen e vatrave të zjarrit në pyje. Gjithashtu Bashkia Kukës nga banorët që janë më afër pyjeve kërkon që të rrisin më shumë kujdesin dhe të informojnë në kohë bashkinë apo policinë për çdo vatër zjarri apo informacion për zjarrvenie të qëllimshme.
Zjarri në fshatin Kryemadh-Njesia Administrative Malzi.
Nje vater zjarri eshte shfaqur rreth mesdites se sotme ne fshatin Kryemadh te Njesise Administrative Malzi. Menjeher ne vendngjarje kane mberritur grupet e punes te Bashkise Kukes.Ekipet e Sherbimit Zjarrfikes, Drejtoria e Pyjeve, ajo e Emergjencave Civile si dhe administrata e Njesise Malzi po punojne per kufizjmin e shuarjen e kesaj vatre zjarri e cila eshte favorizuar edhe nga era dhe temperaturat e larta.Paralelisht i eshte kerkuar Policise se Shtetit dhe po bashkepunohet me keto struktura per zbulimin e shkakut te renies se zjarrit. Nga kqyrjet paraprake dyshohet per zjarrvenie e qellimshme.Bashkia Kukes ju ben thirrje banoreve ne keto zona qe te jene bashkepunues per ruajtjen e pyjeve si dhe te angazhohen me grupet operacionale per shuarjen e vatrave te zjarrit ne pyje. Gjithashtu Bashkia Kukes nga banoret qe jane me afer pyjeve kerkon qe te rrisin me shume kujdesin dhe te informojne ne kohe bashkine apo policine per cdo vater zjarri apo informacion per zjarrvenie te qellimshme.
Posted by Bashkia Kukës on Thursday, August 23, 2018


