• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E FUNDIT/ Zjarr i madh në pyjet e Librazhdit. Dyshohet për…
Home
Breaking News

E FUNDIT/ Zjarr i madh në pyjet e Librazhdit. Dyshohet për…

14 November, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Burime zyrtare bëjnë me dije se në masivet pyjore të rrethit të Librazhdit prej disa orësh janë identifikuar tri vatra zjarri me përmasa të mëdha.

Njëra prej tyre është shfaqur në masivin pyjor në Turje në Njësinë Administrative Stravaj në Bashkinë Prrenjas, ndërsa dy të tjera në Skënderbej. Flakët sipas informacioneve nga terreni janë përhapur në të gjitha drejtimet për shkak të erës së fortë që ka mbizotëruar gjatë mëngjesit të sotëm dhe kanë shkaktuar djegien e një sipërfaqe prej disa ha me ahishte.

Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme dhe ndërhyrja me mjete në zonën e Turjes është e pamundur për shkak terrenit.

Për izolimin e vatrave të shumta të zjarrit aktualisht po punojnë banorë të zonës dhe 16 punonjës të Bashkisë Prrenjas. Situatë edhe më problematike raportohet se është krijuar edhe në masivet pyjore të fshatit Skënderbej në Njësinë Administrative Rrajcë.

Njëra nga vatrat e zjarrit ka përfshirë një masiv pyjor në zonën e shpallur “Trashëgiminë Botërore e UNESCO-s” në Rrajcë të bashkisë Prrenjas. Nga zjarri nē kētë zonë janë dëmtuar tre ha pyje ahu.

Zjarri është shfaqur në vendin e quajtur “Zgavra e Zezë”, ndërkohë që pak ditë më parë po në këtë zonë në vendin e quajtur “Përroi i Peshkut” pjesë përbërëse e Parkut Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë” u dogjën shtatë ha me pyje ahu. Ndërsa një vatër tjetër zjarri ka përfshirë një masiv pyjor jo shumë karg kësaj zone.

Aktualisht për shuarjen e zjarrit në këto zona po punojnë punonjësit e Zonave të Mbrojtura dhe pritet që të shkojnë në mbështetje të tyre edhe forcat e ushtrisë. Ndërkohë pritet të nisin hetimet për të identifikuar personat që mund tu kenë vënë zjarrin në mënyrë të qëllimshme masive pyjore në Skënderbej dhe Stravaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPALLEN NË KËRKIM 2 VAJZA/ Vodhën vibratorë me vlerë 600 dollarë (FOTO)
Previous article "KLEOPATRA"/ Pozicioni më i ri që po shfrytëzohet shumë nga çiftet në 2018-ën

Isa.Autor

Postime të ngjashme

BEQAJ I DREJTOHET GJYKATËS SË LARTË/ Ish-ministri kërkon heqjen e masës ‘arrest në burg’, ofron garanci pasurore për lirimin e tij Aktualitet

BEQAJ I DREJTOHET GJYKATËS SË LARTË/ Ish-ministri kërkon heqjen e masës ‘arrest në burg’, ofron garanci pasurore për lirimin e tij

STUHI EKSTREME NË BALLKAN/ Alarm maksimal, Shqipëria në nivel rreziku 1. Kosova nivelin më të lartë, 3 Aktualitet

STUHI EKSTREME NË BALLKAN/ Alarm maksimal, Shqipëria në nivel rreziku 1. Kosova nivelin më të lartë, 3

GJYKATA E LARTË SHPALL KANDIDATËT E PARË PËR KLGJ/ Përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve Aktualitet

GJYKATA E LARTË SHPALL KANDIDATËT E PARË PËR KLGJ/ Përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT