Një zjarr që ka përfshirë mbrëmjen e sotme një kabinë elektrike në zonën e Kinostudios në kryeqytet, ka alarmuar policinë. Sapo është dhënë informacioni për ngjarjen, në zonë kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse.
Menjëherë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe të identitetit të personit të djegur.
Si pasojë e zjarrit në kabinë, ka patur shkëputje të energjisë elektrike në disa zona të kryeqytetit.


