• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E FUNDIT/ Zëdhënësi i Presidentit të Turqisë takim me Ramën në Tiranë, paralajmëron vizitë të Erdogan në Shqipëri
Home
Politikë

E FUNDIT/ Zëdhënësi i Presidentit të Turqisë takim me Ramën në Tiranë, paralajmëron vizitë të Erdogan në Shqipëri

3 July, 2021 Delo.autor Breaking News, Politikë

Zëdhënësi i Presidentit të Turqisë, İbrahim Kalın ka zhvilluar një vizitë në Tiranë ku është takuar me kryeministrin Edi Rama. Në këtë takim fokusi ka qenë marrëdhënia dy palëshe mes 2 vende, teksa ka paralajmëruar edhe një vizitë të presidentit turk, Recep Erdogan në Shqipëri, por pa specifikuar një datë konkrete.

“Sot kishim takim për të biseduar në lidhje me përgatitjet për një vizitë të planifikuar në Shqipëri(i referohet vizitës së Erdogan) . Kishim mundësi të flisnim me detaje si për marrëdhëniet dypalëshe, ashtu edhe për çështjet rajonale”, u shpreh Kalın, pas takimit me kryeministrin Edi Rama.

Referuar asaj se çfarë shkruajnë mediat turke, në takim është folur edhe për blerjen e 3 dronëve super inteligjentë nga Turqia, si edhe rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit të financuara nga Erdogan. Pyetur lidhur me miratimin e buxhetit shtesë nga ana e parlamentit shqiptar për të blerë dronë nga Turqia, Kalın tha se bashkëpunimi midis dy vendeve në fushën e industrisë së mbrojtjes është i rëndësishëm dhe shtoi se ky bashkëpunim do të vazhdojë në mënyrë që të mbështetet siguria, paqja dhe stabiliteti i Shqipërisë.

“Paqja dhe stabiliteti i Shqipërisë janë edhe paqja dhe stabiliteti edhe ynë dhe paqja dhe stabiliteti i Ballkanit”, u shpreh Kalın.

Ai gjithashtu përmendi edhe 500 banesat e ndërtuara në Shqipëri pas tërmetit, duke thënë se ato priten të finalizohen në gusht dhe do t’u dorëzohen pronarëve.

“Në të njëjtën mënyrë, në këtë periudhë pandemie, veçanërisht në kontekstin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë, këtu u ndërtua një spital në një kohë shumë të shkurtër, me udhëzimet e presidentit tonë. Ne patëm po ashtu mundësinë të bënim furnizim me vaksina. Në periudhën e ardhshme, ne do të vazhdojmë të thellojmë bashkëpunimin tonë me Shqipërinë në të gjitha këto fusha, përfshirë shëndetësinë”, deklaroi zëdhënësi i Presidencës së Turqisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRAHJE BRUTALE NË ITALI/ Dy të rinj në gjendje të rëndë pas dhunës me shkopa bejsbolli, njëri prej tyre shqiptar (EMRI)
Previous article "TË HËNËN I ÇOJMË LEKËT"/ Zbardhen përgjimet si prokurori i Kukësi, morri 2 mijë euro ryshfet për të mbyllur dosjen

Delo.autor

Postime të ngjashme

FLUKSI I PUSHUESVE PARALIZON RRUGËT NË LEZHË/ Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore Aktualitet

FLUKSI I PUSHUESVE PARALIZON RRUGËT NË LEZHË/ Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

LËVIZJE NË PS/ Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare në Vlorë Politikë

LËVIZJE NË PS/ Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare në Vlorë

PUBLIKOHEN FOTOT/ Ranë në kontakt me korrentin, këta janë roja dhe elektriçisti që humbën jetën Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Ranë në kontakt me korrentin, këta janë roja dhe elektriçisti që humbën jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT