Taulant Balla ka treguar ditën e sotme se kur pritet të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në 3 bashkitë e vendit.
Pas takimit me Presidentin, Balla ka treguar se zgjedhjet e pjesshme pritet të mbahen në 6 Mars.
Sipas tij kjo është një ditë e përcaktuar nga ligji dhe Kushtetuta.
“Për ne nuk ka asnjë datë. Data është e përcaktuar nga ligji dhe Kushtetuta dhe nga presidenti jemi informuar dhe presidenti mendon që zgjedhjet e pjesshme të zhvillohen në 6 mars”.- tha Balla.
Ndërkohë kujtojmë se pak ditë më parë Presidenti Ilir Meta ka kërkuar një informacion zyrtar nga KQZ lidhur me numrin e bashkive që janë pa një kryetar të zyrtarizuar.
Teksa pretendonte se ishin 6 bashki, KQZ ka informuar zyrtarisht se janë 3 bashki të cilat nuk kanë një kryetar.