Një bankë e nivelit të dytë është grabitur para pak minutash në Tepelenë.
Mësohet se autorët kanë hyrë të armatosur në ambientet e bankës dhe kanë grabitur paratë që ndodheshin në arkë.
Ndërkohë nuk dihet ende shuma e parave të vjedhura dhe identiteti i autorëve.
Sakaq autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe zbardhjen e kapjen e autorëve.


