Një velier me flamur holandez nisur nga Saranda me dy persona në bord ka pësuar avari në perëndim të gadishullit të Karaburunit në afërsi të zonës së Bristanit duke dhënë sinjalin SOS. Roja bregdetare e rimorkio velierën ‘AIOLOS’ duke e dërguar në Sazan për riparimin e defektit.