Një fëmijë 4 vjeç ka humbur jetën në Durrës, pasi është përplasur nga një makinë. Aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen ‘Pavarësia’ në qytetin bregdetar. Fëmija po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës kur është përplasur për vdekje. Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar.
Informacion paraprak nga policia:
Më datë 08.03.2018, në lagjen Nr.13 Plazh, Durrës një mjet tip Opel me targa Zvicre BE767006 , me drejtues shtetasin K.D. ka aksidentuar një fëmijë të mitur me iniciale B.B. 4 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Efektivët e Policisë janë angazhuar maksimalisht për kapjen e drejtuesit të mjetit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.