Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë mbrëmje në qytetin e Shkodrës, afër rrethrrotullimit të “5 Heronjve”.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë teksa mësohet se policia ndodhet në vendngjarje.
Nga të dhënat e para dyshohet se është qëlluar në drejtim të një lokali. Nuk dihet ende nëse ka apo jo persona të lënduar.


