Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pas daljes nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ka dhënë një deklaratë për mediat, ndërsa është njohur me akuzat.
Në një komunikim me mediat ai është shprehur se do t’i shkojë deri në fund të vërtetave të tij, ndërsa shtoi se nuk i duhet asnjë mbështetje, as nga kryeministri, por vetëm të vërtetat e tij.
Pjesë nga deklarata e Tahirit:
Nuk është surprizë e madhe, prokuroria e komanduar sic e nisi ashtu e bitisi këtë histori, kështu që pavarësisht nxitjes që kam nga brenda për tu marrë me këtë histori, nuk dua të merrem, do e respektoj deri në fund përsa kohë jam deri në këtë situatë, do i shkoj deri në fund edhe duke e besuar.
Nga cila anë është e komanduar politikisht?
Kjo historia ime, lindi si një proces politik dhe kur them i komanduar kam parasysh politikën, krimin dhe drejtësinë që janë aq bashkë sa është edhe ati biri dhe shpirti i shenjtë, nuk janë ndarë ende dhe unë po e shoh.
Cilat ishin provat?
Nuk kam parë asnjë do shoh në vazhdim.


