• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E FUNDIT/ Shtyhet gjyqi për Shullazin. Ja kur do të jetë seanca e radhës…
Home
Breaking News

E FUNDIT/ Shtyhet gjyqi për Shullazin. Ja kur do të jetë seanca e radhës…

23 October, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Shtyhet sërish seanca te Gjykata e Krimeve të Rënda për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij. Sot në orën 10:00 ishte parashikuar që mbrojtja të paraqiste konkluzionet, por avokatët kanë kërkuar sërish kohë për t’u përgatitur, pasi nuk e kishin gati dosjen.

Avokatët kërkuan edhe një javë kohë për të përgatitur mbrojtjen. Gjykata pranoi kërkesën duke e shtyrë për në datë 30 tetor, ndërsa në sallë nuk ishte asnjëri nga të pandehurit. Kjo është hera e dytë që shtyhet seanca me kërkesë të avokatëve pas asaj të 9 tetorit.

Grupi i Shullazit akuzohet për gjobëvënie dhe disa vepra të tjera penale, ndërsa disa javë më parë u dha pretenca. Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi në datë 2 tetor 17 vite burg për Emiljano Shullazin dhe 64 vite për të gjithë anëtarët e bandës.

Banda e Shullazit akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish-hotel “Vollgën” në Durrës.

Dosja “Shullazi” futi në kaos Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi prokurorët refuzuan hedhjen e shortit për të gjykuar këtë çështje pas largimit të Elisabeta Imerajt, që u emërua drejtuese e prokurorisë në Tiranë dhe Eneid Nakucit me pretendimin se është sëmurë.

Kjo situatë solli edhe penalizimin për prokurorët refuzues ndaj të cilëve, për Përparim Kullurin, Behar Dibrën, Arenc Çelën, Edvin Kondilin, Pranvera Pustinën, Eugen Becin dhe Blerim Tominajn, ka nisur një hetim disiplinor, ndërsa Besim Hajdarmataj, Sonila Muhametaj dhe Olsian Çela u transferuan në rrethe.

Pretenca e Prokurorisë për bandën e Shullazit:
Emiljano Shullazi – 17 vite burg
Gilmando Dani – 15 vite burg
Blerim Shullazi – 10 vite burg
Endrit Qyqja – 11 vite burg
Endrit Zela – 11 vite burg

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "HA NGA PJATAT E TË TJERËVE"/ Olti Curri "tallet" sërish me blogeren e njohur (FOTO)
Previous article "KEMI CA DREJTORË LEGENA"/ Rama nis mbledhjen urgjente në Kryesinë e PS pas arrestimeve

Isa.Autor

Postime të ngjashme

QËLLUAN ME ARMË DREJT MAKINËS SË KUSHËRIRIT/ Arrestohen 3 persona në Kurbin, 1 në kërkim Aktualitet

QËLLUAN ME ARMË DREJT MAKINËS SË KUSHËRIRIT/ Arrestohen 3 persona në Kurbin, 1 në kërkim

AKSIDENT I FRIKSHËM NË SARANDË/ Makina përfundon në xhamat e një automjeti të parkuar Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË SARANDË/ Makina përfundon në xhamat e një automjeti të parkuar

VRAU 20-VJEÇARIN NË KORÇË/ Kristjan Sterjo del para Gjykatës! Çfarë pritet të ndodhë Aktualitet

VRAU 20-VJEÇARIN NË KORÇË/ Kristjan Sterjo del para Gjykatës! Çfarë pritet të ndodhë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT