Dy shpërthime të fuqishme u ndjenë mbrëmjen e sotme në ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan.
Shpërthimet ndodhën në zonën ku janë furrat e shkrirjes, ndërsa zhurma ushte aq e madhe sa u dëgjua në të gjithë zonën, duke përhapur panik te banorët.
Fatmirësisht nuk ka patur asnjë të lënduar, edhe pse punonjësit ishin në orar pune. Ka qenë fati ai që i ka shpëtuar punonjësit, të cilët në atë moment kishin dalë për të pirë cigare, raporton newsbomb.
Ndërkohë polciia dhe grupi hetimor ndodhen ende në vendngjarje dhe po punojnë për të zbuluar shkaqet e plota që çuan në këtë shpërthim të fuqishëm.


