• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E FUNDIT/ Sekuestrohen gati 2 ton ilaçe kontrabandë në Portin e Durrësit! Arrestohen dy persona
Home
Breaking News

E FUNDIT/ Sekuestrohen gati 2 ton ilaçe kontrabandë në Portin e Durrësit! Arrestohen dy persona

10 December, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

1950 kg ilaçe kontrabandë janë sekuestruar mëngjesin e sotëm në doganën e Durrësit. Mësohet se janë arrestuar dy persona me inicialet A.B., dhe A.P.

Njoftimi
Strukturat e Administratës Doganore në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Policinë e Shtetit, kanë konkretizuar me sukses goditjen e një skeme mashtrimi- kontrabandë, në importin e medikamenteve, të importuara në territorin doganor shqiptar si ndihma humanitare, në portin e Durrësit.

Në bazë të analizës së riskut, autoritetet doganore ushtruan kontroll në automjetin me targa AA249NN, nga ku rezultoi se krahas mallrave të deklaruara, ishte dhe një sasi ilaçesh prej 1950 kg ose 8793 kuti me medikamente të ndyshme, të cilat kapin vlerën prej 119 mijë euro. Këto medikamente nuk dispononin dokumentacionin përkatës për importimin e tyre në territorin shqiptar, ndaj u sekuestruan.

Vlera e detyrimeve doganore të shmanguara për mallrat e përshkruara më sipër kap shumën 2.979,455 lekë, ndërsa penaliteti për vlerën e detyrimeve të shmangura është në shumën 8.938,365 lekë. Në total, shuma e detyrimeve doganore dhe penaliteteve të shmangura është 11.917,820 lekë.

U arrestuan në flagrancë për veprën penale “Kontrabandë me mallra të licencuara” të parashikuara nga neni 173 të Kodit Penal, shtetasit A.B dhe A.P.

Materialet për rastin në fjalë janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Administrata Doganore mbetet e angazhuar në mbështetje të ligjshmërisë dhe biznesit të ndershëm, ndërkohë që i bën thirrje të gjithë shtetasve, subjekteve importues dhe atyre transportues, për respektimin e ligjit dhe procedurave doganore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRITET GAZETARI I "REUTERS" NË FILIPINE/ Jesus-it iu bë atentat brenda në një dyqan
Previous article DOSSIER/ Zbardhen përgjimet e Sigurimit: Enver Hoxha u ka kallur tmerrin, ky është regjim policor i pashembullt, i hurit dhe i litarit…

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË LIQENIN E KOMANIT/ Përplasen dy skafe, disa të plagosur Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË LIQENIN E KOMANIT/ Përplasen dy skafe, disa të plagosur

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT