Një sasi prej 796 kg kanabis sativa dhe 59 litra benzinë janë sekuestruar në zonën e Karaburunit në Vlorë.
Operacioni u zhvillua nga policia kufitare ditën e djeshme.
Mësohet se policia kufitare ka qenë në ndjekje edhe të një gomone.
Ndërkohë mbrëmjen e së martës policia kapi një gomone në plazhin e Darëzezës, por nuk dihet ende nësa ka lidhje me sasinë e drogës së kapur në Karaburun.