• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E FUNDIT/ Refuzoi të ndalonte pas thirrjes nga policia, SHÇBA: U qëllua në mënyrë të pavullnetshme
Home
Breaking News

E FUNDIT/ Refuzoi të ndalonte pas thirrjes nga policia, SHÇBA: U qëllua në mënyrë të pavullnetshme

2 October, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pranë Ministrisë së Brendshme ka reaguar pas plagosjes së Sidion Tabakut.

Përmes një deklarate për mediat, SHÇBA bën me dije se 24-vjeçari është proceduar për mosbidje ndaj policisë dhe drejtim mjeti pa patentë. Po ashtu do të procedohet edhe efektivi i Policisë me inicialet B.B., pasi akuzohet për plagosje nga pakujdesia. Sipas SHÇBA,punonjësi i Policisë më afër tij, në ndjekje e sipër ka dyshuar se i riu ka patur në dorë një send të dyshimtë si armë zjarri, ndërsa ka nxjerrë pistoletën e shërbimit, që thuhet se është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme.

REAGIMI I SHÇBA

Në datë 1 tetor 2018, rreth orës 23:00 shtetasit S.T., duke lëvizur me një çiklomotor pa kaskë mbrojtëse, në “Rrugën e Dibrës”, iu bë shenjë nga një patrullë e Policisë për të ndaluar. Ai nuk ka ndaluar, por ka shtuar shpejtësinë dhe është futur në një rrugicë përballë spitalit “Nënë Tereza”. Për disa minuta ndjekje, nuk i është përgjigjur urdhrave të Patrullës së Policisë.

Gjatë lëvizjes nëpër rrugica, i riu është rrëzuar nga motorri dhe ka vijuar lëvizjen me vrap. Punonjësi i Policisë më afër tij, në ndjekje e sipër ka dyshuar se shtetasi S.T. ka patur në dorë një send të dyshimtë si armë zjarri.

Kështu efektivi ka nxjerrë armën e shërbimit për ta mbushur, për çdo eventualitet a rrezik, pasi ndjekja po vijonte në gjysëm errësirë në rrugica.

Në këto kushte arma e punonjësit të Policisë ka realizuar qitje të pavullnetshme.

Pas kësaj, punonjësit e Policisë kanë vijuar ndjekjen për rreth 100 metra dhe arritën ta kapin 28-vjeçarin.

Patrulla kur e konstatoi gjendjen e tij, i ka dhënë ndihmën e parë dhe e shoqëroi S.T. për ndihmë në spital me ambulancë, pasi kishte dëmtime në fytyrë, shkaktuar nga rrëzimi me motorr dhe në pjesën e pulpës së këmbës.

Në fund të veprimeve hetimore, shtetasi S.T. është proceduar në gjendje të lirë për “Mosbidje ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik” dhe “Drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt”.

Hetimi është kryer nga strukturat e SHÇBA Tiranë, të cilat kanë proceduar punonjësin e Policisë B.B., për “Plagosje nga pakujdesia”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "XHAKETA DHE PANTALLONA OVERSIZE"/ Vipa-t dhe kostumet "Must have" të vjeshtës: Nga Armina tek...(FOTO)
Previous article Hakerimi i llogarive/ Facebook mund të gjobitet me 1.6 mld dollarë

k.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe Aktualitet

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT