Policia ka arrestuar autorin e plagosjes me armë zjarri së dy personave në Cerrik. Në prangat e policisë ka rënë 32-vjeçari Bruno Hyseni, për kapjen e të cilit janë angazhuar 30 forca policore. Përveç 32-vjeçarit, efektivët e policisë kanë arrestuar edhe 28-vjeçarin Ilborjan Fejzullahu, i cili dyshohet si bashkëpuntor.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 18:00 në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Yllit” në Cerrik.
I plagosur ka mbetur G.K., 20 vjeç, banues në fshatin Malasen Cerrik, i cili ka marrë një plumb në kokë si dhe është plagosur lehtë në dorë J.R., 22 vjeç, banues në Cerrik.
Dy të plagosurit ndodhen në spitalin kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes, policia vuri në pranga autorin e plagosjes B.H, i cili ishte konfliktuar fizikisht me dy të plagosurit dhe më pas ka qëlluar me armë zjarri pistoletë.
Njoftimi i policisë:
Cerrik, Elbasan
Policia brenda pak orëve kap autorin e dyshuar të plagosjes së dyfshitë me armë zjarri.
Policia kap edhe bashkëpuntorin e autorit të dyshuar.
Kapen shtetasit B.H 32 vjeç i dyshuar si autori kryesor, si dhe shtetasi I.F 28 vjeç i dyshuar si bashkëpuntor.
B.H, mbrëmjen e djeshme dyshohet se pas një konflikti fizik për motive të dobëta ka plagosur me pistoletë G.K dhe J.R.
Operacioni për kapjen e tyre ka vijuar gjithë natën në ndjekje të tyre.
Në operacion u angazhuan 30 forca policie të Cerrikut dhe të Forcës së Posacme Shqiponjat nga DVP Elbasan.
Vijon puna për gjetjen e armës së krimit.
***
Ngjarja e ndodhur ditën e djeshme:
Dy persona kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme në Cërrik. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Yllit”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi me inicialet G. K., 20 vjeç, banues në fshatin Malasen Cerrik, si dhe shtetasi J. R., 22 vjeç, banues në Cerrik.
Ky i fundit ka marrë plagë të lehta në dorë, ndërsa të dy ndodhen në spitalin kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e shpejta të Policisë dhe grupit hetimor dyshohet se shtetasi B. H.,m së bashku me shtetasin I. F., po udhëtonin me një automjet tip Golf që drejtohej nga shtetasi A. Zh.
Shtetasi B. H., ka parë shtetasin G. K., me të cilin kishte një konflikt të mëparshëm për motive të dobëta ka zbritur nga automjeti dhe është konfliktuar fizikisht me të. Në konflikt është përfshirë edhe shtetasi J. R., shoku i shtetasit G. K., si dhe dy shokët e shtetasit B. H., shtetasit A. Zh., dhe I. F.
Në konflikt e sipër dyshohet se shtetasi B. H., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit G. K., i cili është plagosur në këmbë, si dhe është plagosur në dorë shoku i tij shtetasi J. R.
Policia ka kapur dhe shoqëruar në Komisariat drejtuesin e mjetit Angjelo Zhelegu, i cili ka larguar nga vendngjarja autorin e dyshuar dhe shokun e tij. Forca të shumta të Policisë të DVP Elbasan, janë vënë në ndjekje të autorit dhe bashkëpunëtorit tjetër ku vijon ndjekja për kapjen e tyre. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.


