Qytetarët e Lezhës janë alarmuar nga dy shpërthime të fuqishme që kanë ndodhur njëri pas tjetrit.
Shpërthimi i parë u dëgjua në Ishull-Shëngjin në orën 19:40 dhe shpërthimi i dytë u dëgjua në Ishull-Lezhë në orën 19:41.
Policia është vënë në alarm, por ende nuk e ka identifikuar se ku ka ndodhur ekzaktësisht. Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm saqë është dëgjuar në të gjithë zonën e Lezhës.
Banorët kanë folur për mediat dhe kanë thënë se janë të tmerruar dhe kanë njoftuar policinë, me këta të fundit që nuk kishin dijeni.


