Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai me anë të një postimi në rrjetet sociale, ndërsa shprehet se anëtarët e tjera të familjes nuk janë të prekur nga virusi
Ai hkruan se gjendja e tij shëndetësore është e mirë, ndërsa ka bërë apel për qytetërt që të kenë shumë kujdes.
“Të nderuar miq
Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19.
Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur.
Ditet në vijim to të jem i izoluar.
Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal”, shkruan Isa Mustafa.