Një makinë në lagjen “Partizani” në Shkodër ka shpërthyer mbrëmjen e sotme.
Raportohet se mjeti ishte i parkuar dhe i është vendosur lëndë eksplozive, ndërkohë që zhurma e madhe ka terrorizuar banorët.
Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.


