Izet Haxhia pritet te ekstradohet nga Turqia, mbremjen e sootme, ku parashikohet qe ne oren 20:00 do te mberrije ne aeroportin e Rinasit. Ai u vetëdoërzua disa ditë më parë në policinë turke.
Izet Haxhia, ish-truproja e Sali Berishës, do te ekstradohet pas kërkesës së gjykatës shqiptare dhe vetëdorëzimit të tij në policinë turke.
Izet Haxhia u arrestua në vitin 2006 në Turqi, por drejtësia turke nuk ishte shprehur ende për ekstradimin e tij, ndonëse pala shqiptare kishte bërë kërkesa të vazhdueshme në kohën kur në pushtet ishte Sali Berisha.
Për 12 vjet me radhë gjykata turke kishte urdhëruar thjesht që ai të mos largohej jashtë vendit, ndërsa në shkurt të këtij viti befas u mor vendimi që ai të ekstradohet. Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë të cilën ai nuk e ka pranuar kurrë. Ekstradimi i tij në Shqipëri mund të çojë në hapjen e dosjes ‘Hajdari’.



