Babe e bir jane vene ne pranga ne Mirdite, pasi jane kapur teksa ecnin me arme zjarri me vete.
Lajmin e ben me dije policia, e cila njofton se eshte telefonuar nga nje qytetar qe i kishte pare dy personat me arme. Ne pranga jane vene I.Sh. 50 vjeç dhe djali i tij 16-vjeçar, banues në Mirditë.
Njoftim i plote
Policia informohet nga qytetarët, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, sekuestrohen armë zjarri
Një qytetar denoncoi përmes një telefonate në orët e para të mëngjesit tek nr. 112, se 2 shtetas po lëviznin me armë zjarri në Reps.
Forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, u organizuan dhe në adresën e denoncuar nga qytetari, kapen në flagrancë shtetasit I.Sh. 50 vjeç dhe djalin e tij 16-vjeçar, banues në Mirditë. Gjatë kontrollit u gjetën 1 armë zjarri automatik, fishekë si dhe 1 armë gjahu me fishekë.
Ata u arrestuan për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake e municionit”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjahut dhe sportive, kryer në bashkëpunim” dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë.


