Juristja e njohur Eni Çobani është shoqëruar në polici. Mësohet se ajo ka qënë në një sencë gjyqësore në Gjykatën e Gjirokastrës kur e kanë shoqëruar. Çobani u akuzua nga nusja e klientes së saj për kërcënim, ndërsa lajmëroi forcat e rendit. Rudina Islamaj e ka denoncuar për kërcënim.
Mësohet se personazhi i njohur i ekranit, Eni çobani po merret në pyetje në këto momente nga policia e Gjirokastrës.
Kujtojmë se Çobani është avokatja e shtetases Merushe Makri, e cila në vitin 2016-të u përfshi në një konflikt me ish-nusen e djalit të saj, Rudina Islamaj. Sherri mes tyre u bë publik edhe në rubrikën “Shihemi në gjyq” që drejton Çobani, ku vjehrra akuzoi nusen se e kishte rrahur dhe nxjerrë nga banesa.
Konflikti në familjen e tyre nisi në momentin që nuk mund të paguanin dot një kredi 70 milionë lekëshe të marrë nga nusja dhe djali i zonjës Merushe.


