Gjykata ka dhënë vendimin për katër të akuzuarit dhe arrestuarit për korrupsion në Hipotekën e Shkodrës. Për katër personat, Johan Zefi, Ndoc Taraj, Ndoc Taraj dhe Juristi Mirjan Bletaj, ja lënë në burg. Për to është vendosur masa e “Arrestit me burg”.
Rolet e të arrestuarve:
Johan Zefi, 39 vjeç, banues në lagje Tom Kola, Shkodër (Specialist në Hipotekë)
Ndoc Taraj, 70 vjeç, banues në fshatin Mushan, Shkodër, (Përfituesi i certifikatës)
Juristi Mirjan Bletaj, 31 vjeç, banues në lagjen Fahri Ramadani, Shkodër (juristi bashkëpunëtor)
Sokol Tirana, 49 vjeç, banues në lagjen Tom Kola, Shkodër. (Sekseri)
Skema e funksionimit të tyre
Në mesin e të ndaluarve është edhe juristi i Hipotekës së Shkodrës, Mirjan Bletaj, këshilltar në bashkinë e Shkodrës në flamurin e Partisë Socialiste, që dyshohet se ka patur dijeni për ngjarjen. Sokol Tirana, 49 vjeç, banues në lagjen Tom Kola, është i arrestuar pasi dyshohet se ka bërë punën e sekserit të këtij grupi.
Shtetasit e sipërpermendur dyshohet se kanë konsumuar veprat penale “Korrupsioni Pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Vijojnë hetimet për dokumentimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.