• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E FUNDIT/ Izet Haxhia ekstradohet nesër nga Turqia. Pritet që…
Home
Sociale

E FUNDIT/ Izet Haxhia ekstradohet nesër nga Turqia. Pritet që…

7 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Izet Haxhia, ish truproja i Sali Berishës, do të ekstradohet nesër nga Turqia. Lapsi.al mëson se oficerët e policisë shqiptare ndodhen tashmë në Turqi për të marrë Haxhinë, i cili akuzohet për vrasjen e Azem Hajdarit. Disa ditë më parë Izet Haxhia u vetëdorëzua në policinë turke, me qëllim që të niste procedura e ekstradimit të tij drejt Shqipërisë.

Lajmin e vetëdorëzimit ai e njoftoi përmes faqes në Facebook. Izet Haxhia u arrestua në vitin 2006 në Turqi, por drejtësia turke nuk ishte shprehur ende për ekstradimin e tij, ndonëse pala shqiptare kishte bërë kerkesa të vazhdueshme në kohën kur në pushtet ishte Sali Berisha.

Për 12 vjet me radhë gjykata turke kishte urdhëruar thjesht që ai të mos largohej jashtë vendit, ndërsa në shkurt të këtij viti befas u mor vendimi që ai të ekstradohet. Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë të cilën ai nuk e ka pranuar kurrë. Ekstradimi i tij në Shqipëri mund të çojë në hapjen e dosjes ‘Hajdari’.

Pak ditë pas vetëdorëzimit tek autoritetet turke, Haxhia ka zgjedhur në Shqipëri avokatin Fran Dashi, i cili do të mbrojë interesat e tij gjatë dhe pas ekstradimit.

Sipas avokatit, Haxhia do të rigjykohet dhe dosja “Hajdari” do të rihapet. Ai gjithashtu shprehu bindjen se klienti i tij është i pafajshëm, dhe se pikërisht për këtë arsye kërkon një proces të rregullt ligjor, ndryshe nga ai i disa viteve më parë.  Në një intervistë në shkurt të këtij viti, Haxhia deklaroi se nuk ka asnjë garanci për jetën dhe ka bindjen se ndaj tij do të përdoren të gjitha metodat për ta eliminuar fizikisht. Por sipas ish-truprojës së Berishës, me rikthimin e tij në Shqipëri, pas 19 vjetësh, do të kërkojë edhe rihapjen e çështjes “Hajdari”, për të qartësuar jo vetëm pozicionin e tij për ngjarjen për të cilën akuzohet, por edhe për të folur me emra për persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Lidhur me dosjen ‘Hajdari’ ai ka thënë se do të paraqesë provat që implikojnë disa persona shumë të rëndësishëm në këtë vrasje, por pa përmendur emra.

“Këta persona janë pjesë e një klani politik e mafioz shumë të fuqishëm, me qëllime të caktuara. Nuk është përmendur emri i tyre si projektues dhe urdhërdhënës të vrasjes së Hajdarit, por edhe të ministrit të Bukoshit, Ahmet Krasniqi. Unë e kam guximin t’i shoh në sy të gjithë ata që më kanë akuzuar me të padrejtë dhe në mënyrë tinëzare. Kur këto hiena t’i kem përballë në sallën e gjyqit, atëherë do të ballafaqohem me të vërtetat e mia që do të jenë makthi i tyre. Nuk kam besim te drejtësia, pasi ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë një patericë e fuqishme e politikës”, deklaronte Haxhia.

Me ekstradimin e tij në Tiranë mbete të presim se si do të rrjedhin gjërat. Haxhia gjatë kohës që ishte në Turqi, ka hedhur akuza të rënda ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha si të implikuar në vrasjen e Hajdarit, por edhe në shumë ngjarje të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Vdes gruaja në Shijak. Kishte harruar gazin hapur dhe...
Previous article BUNDESLIGA/ Ribery rinovon me Bayern deri në 2019

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren Aktualitet

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm Breaking News

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT