Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka ndodhur këtë mbrëmje në qytettin e Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në kryqëzimin pranë shkollës Pyjore, dhe ka frikësuar qytetarët që ndodheshin aty pranë, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij shpërthimi, por mësohet se policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


