I rrezikshmi i Vlorës, Taulant Manaj (Beqiri) i cili u la i lirë në muajin gusht me një vendim skandaloz të gjyqtares Herila Cela i shpëton sërish drejtësisë.
Ai u arrestua 2 herë në harkun kohor të pak muajve, ndërsa në gusht me vendimin numër 1416 datë 6.8 2018 gjyqtarja Çela ka vendosur të heqë arrestin me burg për 28 vjeçarin Manaj duke caktuar për të arrest në shtëpi.


