Gjendet një person i mbytur në plazhin e Darëzezës në Fier. Mësohet se viktima është rreth të 70-ave dhe është identifikuar si shtetasi Kristaq Mëngjezi.
Paraprakisht dyshohet se i moshuar ka qenë duke peshkuar dhe ka rënë në det. Trupi i pajetë ka dalë në bregun e plazhit të Darëzezës dhe është parë nga banorët. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


