• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E FUNDIT/ Emergjencat Civile: Të gjitha dëmet, rrugët e bllokuara, zonat e rrezikut dhe kush do rri pa drita
Home
Sociale

E FUNDIT/ Emergjencat Civile: Të gjitha dëmet, rrugët e bllokuara, zonat e rrezikut dhe kush do rri pa drita

4 February, 2018 luljetaautor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Gjatë orëve të shkuara, në të gjithë vendin ka pasur reshje të dendura të shiut, ku me intensiteti më i lartë u regjistrua Kukës, Vlorë e Gjirokastër.
Brenda një kohe shumë të shkurtër niveli i prurjeve të Lumit Vjosë në Memaliaj arriti vlerën e 8 metrave nga 1-1,5 që ishte përpara fillimit të reshjeve.

Emergjencat Civile bëjnë me dije se gjatë natës, nga pjesëtarë të Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit dhe të strukturave të tjera të janë kryer ndërhyrje për evakuimin e njerëzve dhe të gjësë së gjallë në qarqet e Fierit, Vlorës Gjirokastrës. Reshjet kanë krijuar probleme edhe në qarqe të tjera të vendit si Kruja, Tirana, Elbasani, Dibra, Lezha dhe Kukësi.

Gjithashtu, gjatë natës dhe në orët në vijim, strukturat përgjegjëse në qendër dhe nëpër qarqet e vendit kanë ndjekur dhe kanë ndërhyrë për marrjen e masave emergjente për parandalimin e dëmeve dhe për koordinimin e përpjekjeve të të gjithë strukturave.

Në Zall Bastar të Tiranës janë shpëtuar pasagjerët e një furgoni dhe një veture që kishte mbetur në mes të lumit. Në lagjen kodra e Shtufit në Gjirokastër u krye evakuimin i banorëve të një pallati të rrezikuar nga rrëshqitjet e dheut.

Akset kombëtare janë të kalueshme. Vështirësi janë paraqitur në aksin Tepelenë-Gjirokastër tek liqenit i Viroit dhe tek fusha e Lazaratit. Rrëshqitje dherash, rënie gurësh janë ose dëmtime të pjesshme të rrugës shfaqur në aksin Tiranë-Dajt, aksin Mamurras-Ura e Drojës, Krujë-Qafë Shtamë, në Rrapës të Pukës, në segmentin Klos –Bulqizë dhe në disa pika të tjera. Vështirësi serioze janë krijuar në Vanë të Delvinës dhe në aksin Kuç-Vlorë.

Strukturat e OSHEE kanë vazhduar punën për mbajtjen në gatishmëri të rrjetit të furnizimit me energji me gjithë vështirësitë e mëdha që paraqet riparimi i defekteve në kushte të rënda atmosferike. Një punonjës i OSHEE në Tropojë ka humbur jetën gjatë punës për riparimin e një dëmtimi të rrjetit. Një numër konsumatorësh kanë mbetur pa energji për shkak të defekteve dhe për shkak të shkëputjeve të detyruara të furnizimit për arsye sigurie

Sipas IGJEUM, në orët e ardhshme parashikohet një lehtësim i reshjeve. Megjithatë, gjendja mbetet e vështirë, sidomos në drejtim të efekteve që pasojnë reshjet intensive. Për këtë qëllim u bëhet thirrje qytetarëve dhe sidomos drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtim të rrëshqitjeve të dherave dhe të gurëve në akset rrugore dhe në zona të tjera me rrezikshmëri të lartë si guroret, brigjet e lumenjve, etj.. Këshillohet reduktimi apo evitimi i lëvizjeve të panevojshme në zona me rrezikshmëri të lartë për rrëshqitje.

Strukturat përgjegjëse të emergjencave civile janë në gatishmëri të plotë dhe inkurajojnë qytetarët të bashkëpunojnë duke njoftuar në numri 112 raste që konsiderohen se paraqesin rrezikshmëri të shtuar.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rashica i lumtur për debutimin në Bundesliga, falënderon tifozët e Werderit
Previous article Kaçe bind, zë vendin e titullarit tek Panathinaikos

luljetaautor

Postime të ngjashme

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë Aktualitet

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person... Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person...

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua Aktualitet

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT