Sapo kanë reaguar Emergjencat Civile duke u shprehur lidhur me gjendjen e deritanishme. Është theksuar se rreziku kryesor mbetet Lumi Vjosë, ndërsa strukturat shtetërore janë në aktivitet të plotë përsa i përket evakuuimit. Ndërsa në Fier është pakësuar rreziku nga lumenjtë, dhe duket se gjendja është përmirësuar.
Deri më tani janë evakuuar 596 familje. 5781 hektarë tokë janë në prani të ujit në qytetin e Vlorës por që janë shpëtuar tashmë nga ndërhyrja e shpejte , por theksohet edhe këtu se sasia e reshjeve dhe prurjet e lumenjëve kanë rënë. 10217 hektarë toke janë dëmtuar nga uji , kryesisht në qytetin e Vlorës dhe të Fierit.
Deri tani 1552 qytetarë janë evakuuar nga forcat e armatosura, emergjencat civile, dhe të gjithë grupet që janë dërguar për shpëtimin e banorëve nga përmbytjet. Ndërkohë raportohen edhe 3337 banesa të dëmtuara nga përmbytjet e 48 orëve të fundit. Këtë numër e raporton vetë Emergjencat Civile.
Janë dëmtuar 28 ura, por po bëhet përpjekje për ndërtimin e tyre në formë provizore për të parandaluar gjendjen e deritanishme./ Përgatiti: AlpeNews.al


