• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E FUNDIT/ “Drogë, lëndë plasëse e municione”. Kapet “pronari” i tyre në Kurbin, shoqërohen 10 persona (EMRI)
Home
Breaking News

E FUNDIT/ “Drogë, lëndë plasëse e municione”. Kapet “pronari” i tyre në Kurbin, shoqërohen 10 persona (EMRI)

12 October, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia ka bllokuar gjatë një operacioni drogë, lëndë plasëse, municione luftarake si edhe një sërë materialesh e vegla pune të ndryshme, ndërsa ka arrestuar një person, që dyshohet se i ka vjedhur në disa  banesa.

I arrestuari është Zef Marku 34 vjeç, banues në Fushë -Mamurras në Kurbin, ndërsa municione luftarake dhe materialet dhe veglat e ndryshme që dyshohet se i ka vjedhur i janë gjetur në magazinën e lokalit.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Kurbin, në bashkëpunim me forcat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, kanë ushtruar kontrolle të befasishme në lokale, akse rrugore dhe ambiente të ndryshme.

Kontrollet, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim, si dhe zbardhjen e dokumentimin e ngjarjeve të mëparshme.

Gjatë kontrolleve, janë shoqëruar në ambientet e policisë për verifikim 10 persona, kryesisht me precedentë penalë për armëmbajtje pa leje , vjedhje dhe prodhim e shitje të lëndëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve, në banesën dhe magazinën e lokalit në pronësi të shtetasit Zef Marku, 34 vjeç, banues në Fushë -Mamurras në Kurbin, i cili u arrestua në flagrancë, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves materiale:
– 2 kallepë lëndë plasëse TNT
– 3 kapsolla elektrodetonatore
– 1 granatë difensive
– 310 fishekë model 56
– 130 gr. lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë
– 1 mjet me targa që i përkasin një mjeti tjetër
– 20 celularë dhe 3 numra telefoni
– 20 vegla pune të ndryshme (motosharra, pompa uji, saldatriçe, gur fresibël etj.)
– 13 pajisje elektronike (laptop, magnetofon, 6 aparate fotografike digitale etj)
– 6 pajisje elektroshtëpiake ( televizor, hekura, pajisje vakumi etj.)
– 3 kuti me aksesorë të ndryshëm (kaçavida, çelsa)
– pajisje makinash (3 çelësa automjetesh , aparate navigatore, aparate për karikim baterish) etj.

Këto materiale dyshohen të jenë përfituar nga veprimtaria kriminale e vjedhjes së banesave, magazinave, serviseve etj, të ndodhura në territorin që mbulon Komisariati i Policisë Kurbin, për të cilat po punohet për dokumentimin ligjor të tyre.

Kontrollet do të vijojnë në gjithë Qarkun e Lezhës, me qëllim goditjen e paligjshmërisë dhe rritjen e parametrave të sigurisë.

Policia e Lezhës, falendëron qytetarët për mirëkuptimin dhe mbështetjen, si dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të ligjit, duke u garantuar ruajtjen e anonimatit si dhe një reagim në kohë të Policisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK KE KU TË FUTESH"/ Ky mund të jetë kundërshtari i radhës për McGregor
Previous article VRASJA ME THIKË NË KRYEQYTET/ Identifikohet autori, policia jep detajet: Viktima...

k.autor

Postime të ngjashme

"NUK PO MARR DOT FRYMË"/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë Aktualitet

"NUK PO MARR DOT FRYMË"/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë

PËRPLASJE TE 21 DHJETORI/ Policia përdor forcën ndaj protestuesve, turma shpërndahet me vrap Aktualitet

PËRPLASJE TE 21 DHJETORI/ Policia përdor forcën ndaj protestuesve, turma shpërndahet me vrap

DISA VATRA ZJARRI NË RRUGËN E DURRËSIT/ Policia ndërhyn pranë turmës, studentët tentojnë të futen në komisariatin 2 Aktualitet

DISA VATRA ZJARRI NË RRUGËN E DURRËSIT/ Policia ndërhyn pranë turmës, studentët tentojnë të futen në komisariatin 2

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT