Mëngjesin e sotëm kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka shkuar në shtëpi kreut të PD-së Lulzim Bashës për të zhvilluar një takim me të. Mësohet se Kryemadhi ka shkruar në banesën e Bashës e cila ndodhet pranë “Arenës Kombëtare”, te zona e Liqenit Artificial në kryeqytet. Nuk dihet ende arsyeja e kësaj vizite.
Theksojmë se një ditë më parë opozita e bashkuar zhvilloi protestën e saj të radhës e cila zgjati vetëm 180 minuta dhe ishte një protestë paqësore. Kreu i PD mbajti një fjalim gjatë protestës, ku i ktheu përgjigje për letrën e katër Ramës, dhe tha se s’do të ketë dialog me të. Basha mbylli protestën nga selia e PD dhe tha se opozita është gati të sakrifikojë gjithçka. Protesta e radhës opozitës do të zhvillohet të premte, më datë 31- maj.
Vendi ende vijon të jetë në krizë politike. Për zgjidhjen e krizës politike në vend, presidenti Ilir Meta ka deklaruar se është i gatshëm të djegë edhe mandatin e tij dhe ka theksuar se është gati edhe për të riparë dekretin për të shtyrë zgjedhje.