Kapen 200 kg kokainë në portin e Durrësit. Sipas gazetarit Arsen Rusta kjo është sasia e peshuar deri më tani, pas dyshohet të jetë në sasi më të mëdha. SPAK ka firmosur urdhër arrestet që priten që të ekzekutohen nga momenti në moment, e ndërsa dyshohet se vite nga Amerika Latine. Priten të mësohet të tjera detaje në vijim.
Pak ditë më parë, më konkretisht më 1 prill, në Portin e Durrësit u sekuestrua një tjetër sasi kokainë prej 49 kg. Ajo vinte nga Amerika Latine në një kontejner me banane në pronësi të Selim Çekaj, babai i Arbën Çekaj, ky i fundit i dënuar me 14 vite burg për sasinë 613 kg kokainë në 2018. Të dy ndodhen aktualisht në burg.