Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në kryeqytet.Ngjarja është shënuar pak minuta më parë në zonën e Selitës. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Njoftimi i policisë:
Më datë 12.10.2018, rreth orës 12:45, në “Selitë“ është plagosur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar shtetasi Mikel Shira, 18 vjeç i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Po bëhet krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje daljet e kryeqytetit. Po punohet intensivisht për kapjen e autorit/ve


