Policia ka vendosur ne pranga nje 43 vjeçar ne Gramsh pasi ka kanosur me arme te ftohte mjekun.
43 vjeçari Bujar Hoda akuzohet per “kanosje per shkak te detyres.
Njoftimi i policisë
Kanos me armë të ftohtë (thikë) në oborrin e spitalit mjekun e Spitalit Gramsh, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Specialistët e Seksionit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit :
- B.H, 43 vjeç, banues në fshatin Vinë, Njësia Administrative Pishaj,Gramsh
Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas për motive të dobëta ka kanosur me mjet prerës thikë në oborrin e spitalit të Gramshit, mjekun H.K, 58 vjeç, banues në Tiranë.
Pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë kapjen dhe arrestimin e autorit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e ftohtë (thikë) me të cilën autori kanosi mjekun.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prodhimi,mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 238 dhe 279 të Kodit Penal.


