Arrestohet nga policia shoferi i nje mjeti Opel, pasi humbi kontrollin e drejtimit te makines dhe perplasi per vdekje nje 45 vjecar, qe ecte me motociklete. Sipas policise, ne pranga u vu shtetasi Albert Myrtaj, 38 vjeç, banues në Vlorë.
Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Fier – Vlorë, në vëndin e quajtur “Ferras”. “Shtetasi S.M, 45 vjeç, banues në Vlorë ndërroi jetë në Spitalin e Traumës Tiranë në orën 00:00”- njofton policia.
Njoftimi
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin:
•Albert Myrtaj, 38 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Fier – Vlorë, në vëndin e quajtur “Ferras”, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin dhe është përpasur me një motorçikletë të drejtuar nga shtetasi S.M, 45 vjeç, banues në Vlorë.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motorçikletës i cili ndërroi jetë në Spitalin e Traumës Tiranë në orën 00:00.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 290/3 i Kodit Penal.


