• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E FSHEHUR PAS NJË GARDEROBE/ Zbulohet streha e dytë e bosit mafioz Matteo Messina Denaro
Home
Botë

E FSHEHUR PAS NJË GARDEROBE/ Zbulohet streha e dytë e bosit mafioz Matteo Messina Denaro

19 January, 2023 s.autor Botë

Një strehë e dytë e fshehjes së Matteo Messina Denaro u zbulua nga karabinierët dhe Gico e Guardia di Finanza një ditë më parë. Si në një film thriller, dhoma sekrete ishte pas një gardërobë. E padukshme, e fshehur pas një gardërobe të mbuluar me rroba. Nuk kishte një shtrat, nuk kishte asnjë orendi. Bosi mafioz dyshohet se kishte ndërtuar një lloj bunkeri, një dhomë të blinduar që mund të aksesohej përmes një gardërobë të një shtëpie tjetër në të njëjtën zonë në rrugën Maggiore Toselli 34.

Një bunker në të gjitha aspektet i marrë në një apartament në katin përdhes të një ndërtese në Campobello di Mazara, fshati ku ai ka kaluar të paktën vitin e fundit.

Pronari, 70-vjeçari Errico Risalvato, ishte hetuar dhe më pas liruar në vitin 2001 nga akuza për shoqërim mafioz.

Hetuesit mbërritën në strehën e dytë falë analizës së disa të dhënave kadastrale. Në bunkerin, i cili ndodhet rreth 300 metra larg shtëpisë në vicolo San Vito, u gjetën bizhuteri, gjerdan, byzylykë dhe gurë të çmuar me përmasa të konsiderueshme. Por ende nuk është gjetur asgjë e shkruar. Kishte disa kuti plot me letra që tani po shqyrtohen nga karabinierët e del Ros, të tjerat bosh. Ndoshta, pasi mësoi për arrestimin e shefit, dikush i zhduku, raportojnë mediat italiane.

Ndërkohë nën hetim për mbëhstetje të bosit mafioz është edhe një mjek i dytë, onkologu Trapani Filippo Zerilli, i cili kishte kryer testin e ADN-së të nevojshme për trajtimin me kimioterapi të cilit i duhej t’i nënshtrohej kumbari i Castelvetrano. Pacienti ishte paraqitur te mjeku me dokumentet e Andrea Bonafedes, topografit që dyshohet se i kishte huazuar identitetin dhe që ashtu si Zerilli tani është nën hetim. Karabinierët kanë kontrolluar zyrën e mjekut për të parë nëse Zerilli kishte dijeni për të dhënat personale të pacientit. Një tjetër mjek kishte përfunduar gjithashtu në listën e mbështetësve të mundshëm: Alfonso Tumbarello, një mjek i përgjithshëm i Campobello di Mazara, i cili po trajtonte si shefin, alias Andrea Bonafede, ashtu edhe Bonafede-n e vërtetë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERA E FORTË SJELL PROBLEME NË VLORË/ Disa zona mbeten pa energji elektrike
Previous article VIDEOLAJM/ Çfarë bëri Kiara që Luizi u hodh në pishinë?

s.autor

Postime të ngjashme

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte Botë

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh… Botë

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh…

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç Botë

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT