Një përdhunues serial është dënuar me 18 vjet burg në Britaninë e Madhe pasi sulmoi një të re.
Cosmin-Nicolae Vasioiu u arrestua në qytetin Exeter, ku pasi e ndoqi këmba-këmbës një grua, e përdhunoi në varrezat e qytetit. Mediat vendase kanë publikuar dhe një video, ku kamerat e sigurisë nëpër rrugë tregojnë përndjekjen që ai i bën viktimës.
47-vjeçari me origjinë nga Zvicra, ishte dënuar më parë për përdhunimin e një 18-vjeçareje në 2014 dhe pas lirimin kishte shkuar në Britani.


