• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E FRIKSHME/ ChatGPT e di se ku jetoni, i mjafton vetëm një…
Home
Teknologji

E FRIKSHME/ ChatGPT e di se ku jetoni, i mjafton vetëm një…

25 April, 2025 s.autor Teknologji

Pasi kaloi faza kur njerëzit përdornin masivisht ChatGPT për të krijuar figura aksioni nga fotot e tyre, argëtimi i ri në internet duket se ka të bëjë me gjurmimin e lokacionit. Në shikim të parë, duket si një lojë, përdoruesit ngarkojnë foto menushe restorantesh, selfi apo pamje nga rruga dhe ChatGPT përpiqet të gjejë se ku është bërë fotografia. Disa madje e “shndërrojnë” ChatGPT në një lojtar të GeoGuessr, një lojë online e njohur ku duhet të gjesh vendndodhjen bazuar në pamjet nga Google Street View.

Kjo mund të tingëllojë e padëmshme, por ka edhe një “anë të errët” serioze. OpenAI së fundmi ka publikuar modelet e reja o3 dhe o4-mini, të cilat kanë aftësi të avancuara të “arsyetimit vizual”. Kjo do të thotë që AI mund të zmadhojë, rrotullojë, presë dhe analizojë edhe imazhe të paqarta për të nxjerrë informacion të dobishëm. Kur këto aftësi kombinohen me të tjerat që ka modeli, rezultati është një aftësi e jashtëzakonshme për të identifikuar lokacione.Mjafton një foto e thjeshtë nga Instagrami, dhe AI mund të dallojë në cilin qytet jeni, në cilin lagje madje edhe në cilën adresë të saktë. Në një testim, modeli o3 arriti të dallonte që një foto me një kokë rinoceronti ngjyrë vjollcë në një bar ishte bërë në një lokal në Williamsburg të New Yorkut, ndërsa GPT-4o gabimisht mendoi se ishte një pab britanik. Megjithatë, edhe pse o3 është më i saktë në disa raste, nuk është i pagabueshëm, ndonjëherë ngec në përpjekjet për të përcaktuar lokacionin.

Nga OpenAI thonë se këto aftësi mund të ndihmojnë në fusha të ndryshme, nga qasja për persona me aftësi të kufizuara dhe kërkimet shkencore, deri te ndërhyrjet emergjente. Ata gjithashtu pretendojnë se modelet refuzojnë kërkesat për informacione private ose të ndjeshme dhe se janë vendosur mekanizma mbrojtës kundër identifikimit të personave privatë në foto. Megjithatë, aftësia e AI për të marrë me mend vendndodhjen nga një foto bazuar në detaje të vogla (shenja, brendshme, peizazh) mbetet ende potencialisht e rrezikshme, veçanërisht në duart e atyre që duan të dëmtojnë dikë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK KALON SËRISH ALBULENA HAXHIU/ Kuvendi i Kosovës pa kryetar
Previous article "EGLI U MASHTRUA NGA GJESTI..."/ Producenti i njohur: Më vjen keq për të, është viktimë e…

s.autor

Postime të ngjashme

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik Aktualitet

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë Teknologji

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë

ÇFARË NDODHI? Temu gjobitet me 200 milionë euro nga Bashkimi Europian Teknologji

ÇFARË NDODHI? Temu gjobitet me 200 milionë euro nga Bashkimi Europian

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT