• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E FRIKSHME/ Balena gëlltit dy femra dhe disa sekonda më vonë i “pështyn” jashtë (VIDEO)
Home
Jetë

E FRIKSHME/ Balena gëlltit dy femra dhe disa sekonda më vonë i “pështyn” jashtë (VIDEO)

13 August, 2022 F.autor Jetë

Ditët e fundit është bërë virale një video ku shihet një balenë kurrizore duke gëlltitur dy femra teksa po bënin kajak. Pak sekonda më vonë, i “pështyn”, duke i kthyer në sipërfaqe, pasi fyti i saj nuk e ka kapacitetin për të gëlltitur një qenie njerëzore.

Sipas Nicola Hodgins nga “Whale and Dolphin Conservation”, goja e një balene me gunga mund të jetë deri në tre metra, por fyti është vetëm sa madhësia e një grushti njeriu dhe mund të shtrihet deri në 15 inç në diametër për vakte më të mëdha, gjë që shpjegon pse kafsha i ktheu dy gratë në sipërfaqe, disa sekonda pasi i futi në gojë.

Edhe pse së fundi video u bë virale, e vërteta është se bëhet fjalë për një rast të dy viteve më parë. Ngjarjet ndodhën në gjirin e San Luis Obispo, në Kaliforni, kur dy shoqet, Julie McSorley dhe Liz Cottriel, po bënin kajak.

Pasi u “pështynë” nga balena, gratë u trajtuan urgjentisht nga autoritetet në zonë. Asnjëra nuk kishte lëndime serioze. Sado e frikshme dhe e çuditshme të duket kjo ngjarje, e vërteta është se nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë.

Në vitin 2019, në “Port Elizabeth” të Afrikës së Jugut, një operator u bllokua në gojën e një balene me gunga, e cila gjithashtu përfundoi duke e “pështyrë” atë disa sekonda më vonë, siç bëri një zhytës në brigjet e Cape Cod, në Massachusetts, më 2021.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUJDESI I FLOKËVE/ Cardi B sapo na tregoi recetën me... qepë
Previous article RIKTHEHET SERIE A/ Në fushë rivalët e përjetshëm, Inter e Milan përplasen në distancë, “boom” tifozësh në javën e parë

F.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku Jetë

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT