E enjtja e Kuvendit, nesër pritet të jetë me vendimarrje dhe miratime të rëndësishme.
Ndonëse opozita vijon prej kohësh me bojkotin, kjo nuk duket aspak problem për mazhorancën e cila vazhdon qetësisht me punët.
Një nga çështjet kryesore të diskutimit (njëkohësisht edhe arsyeja e fundit irritimit të opozitës “së bashkuar”), është pikërisht mbyllja e lojërave të fatit.
Kryeministri Rama, e ka kthyer në diskutim kryesor të javës ku statusi më i fundit i paralajmëronte për të enjten, si mëposhtë:
- Reagimi i plotë i Ramës:
- Nesër në Kuvend për Ligjin që ndalon Bixhozin(kazino, baste sportive,baste për gara qensh, kuajsh,luftra gjelash,off apo online, pa asnjë përjashtim)! E po nesër dhe ca fjalë për Lloto Opozitën e për bastet e gjysmagjelave të kazanit politik të baltës së shpifjeve e të akuzave.
Gjithashtu, edhe paketa Anti shpifje pritet të prodhoj debat. Kujtojmë se të gjitha “fuqitë” e Partisë demokratike, kryesisht janë përqëndruar tek “shpifja”.
Sigurisht, vend kryesor pritet të zëre edhe opozita që edhe pse nuk është e pranishme, ka “privilegjin” të permendet. Siç e thotë edhe Rama, për “Lloto opozitën”.
/AlpeNews.al


