• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
E DREJTA E AUTORIT/ Regjisori Milkani reagon për konfliktin Maks Velo-Iris Elezi
Home
Kulturë

E DREJTA E AUTORIT/ Regjisori Milkani reagon për konfliktin Maks Velo-Iris Elezi

27 February, 2019 k.autor Kulturë

Prej dy vjetësh piktori dhe arkitekti Maks Velo ka paditur regjisoren e filmit “Bota”, Iris Elezi se i ka marrë subjektin nga novela “Klubi Karavasta”. Maks Velo ka paraqitur pretendimet e tij në gjykatë me detaje të veprës së përdorur ku pretendon se regjisorja e filmit duhet t’i njihte atij të drejtat e autorësisë. Çështja Velo-Elezi vijon ende të jetë në dyert e gjykatave, dhe artisti Maks Velo ka deklaruar se do ta vijojë deri në fund betejën në mbrojtje të veprës së tij.

Velo në një intervistë të mëparshme për “Shqiptarja.com” pretendon se novela e tij dhe filmi i realizuar nga Elezi flasin për të njëjtën ngjarje. Në pritje të një séance të afërme gjyqësore mes Velos dhe Elezit, regjisori Piro Milkani ka bërë në reagim për “Shqiptarja.com”, në të cilin kërkon që çështja të zgjidhet sipas të drejtës së autorit. “Ky është një konflikt që s’ka ndodhur më parë mes kineastëve, duhet të zgjidhet me të drejtat që meriton autori i librit.”, apelon regjisori i njohur Milkani.

“Së pari duhet të them që filmi “Bota” me regji të Iris Elezit, është film i mirë dhe është vlerësuar me mjaft çmime të merituara në festivale të rëndësishme, ku duhet të përmendim edhe vlerësimin në festivalin e Karlovy Vari. Mendoj që i meritojnë fjalët e mira, qoftë Elezi qoftë partneri i saj Logoreci, veçanërisht edhe pse e kanë filmin e tyre të parë. Mirëpo, prej kohësh ky film është në një çështje të hapur gjyqësore me artistin Maks Velo. Si një njeri që prej vitesh ka punuar e punon për të drejtat e autorit, duhet të them që problemi mes palëve ose është keqkuptim, ose, nëse nuk është kështu, duhet parë me gjakftohtësi për ta zgjidhur.

Personalisht mendoj që kemi të bëjmë me një personalitet të kulturës shqiptare, qoftë në botën e letrave, qoftë në pikturë e arkitekturë. Maks Velo ka dhënë kontribute të vyera në shoqëri, përmes përcjelljeve të gjërave që ka jetuar dhe sidomos prej kësaj, prej kalvarit të vuajtjeve që ka kaluar në jetë, duhet të ketë drejtësi lidhur me shqetësimet e tij. Konkretisht, ai e ka ofruar librin e tij “Kafe Karavasta” te autorët e filmit “Bota” duke iu paraqitur një kohë që ata të dy, edhe për shkak të moshës, nuk e njohin. I kam parë titrat në fund dhe mendoj që nuk është i mjaftueshëm falënderimi që autorët i bëjnë Velos, në fund. Për realizimin e filmit mendoj që duhej shkruar “Realizuar mbi motivet e romanit…” dhe kjo gjë vetëm sa do ta nderonte filmin.

Në rininë time, në Çeki, një gazetar zbuloi një bombë të pashpërthyer dhe vetëm ky lajm shërbeu për të realizuar një film, i cili specifikonte se ishte marrë nga x gazetë dhe gazetar. Një rast tjetër, në Brazil, ka ndodhur me regjisorin Valter Salos, i cili i kërkoi leje Ismail Kadaresë, vetëm pse po përdorte një motiv të vogël nga romani “Prilli i thyer”. Rastet që mund të përmendim janë disa. Në fund të filmit “Zonja nga qyteti”, për shembull, ne keni shkruar se falënderojmë fshatarët figurantë për kontributin… A mund të jetë Maksi në të njëjtën pozitë?! Jo!

Prandaj them se autorët e filmit duhet të bëjnë korrigjimet e duhura dhe të dëmshpërblejnë moralisht autorin. Jam i bindur që nuk ka asnjë keqdashje nga ana e tyre. Ky është një konflikt që s’ka ndodhur më parë mes kineastëve, duhet të zgjidhet me të drejtat që meriton autori i librit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DORËHEQJA E OPOZITËS DHE PROTESTAT/ Delegacioni i PE zbarkon sot në Tiranë për krizën politike (Axhenda)
Previous article FRYMËZOJNË TË GJITHA FEMRAT/ Fiori Dardha dhe Rozana Radi kanë një të përbashkët

k.autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT