• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
‘E doja si e droguar’/ Shqiptari marros amerikanen, por ajo zbulon se ai donte ta…
Home
Botë

‘E doja si e droguar’/ Shqiptari marros amerikanen, por ajo zbulon se ai donte ta…

17 November, 2017 F.autor Botë

Për pak e ka pësuar keq nje vajze amerikane, e cila u dashurua marrezisht me nje djale nga Kosova, qe iu prezantua me emrin Adam. Ajo beri gati pasaporten, hoqi menjane nje shume te mire eurosh dhe ishte gati ta ndiqte nga pas, pasi ka thene se ishte e marrosur dhe e donte si e droguar.

Kosovari ka tentuar të mashtrojë një vajzë amerikane dhe ta sjellë atë në Kosovë, për ta trafikuar. Kështu raporton televizioni amerikan “WFAA”.

Familja amerikane Baldwin nga qyteti Plano i Teksasit treguan për televizionin se si një ditë babai i shoqes më të ngushtë të vajzës së tyre i kishte thirrur në telefon dhe u kishte treguar se vajza e tyre, Mackenzie, e ka ndërmend të largohet nga Amerika dhe të shkojë në Kosovë.

Babai i saj, John Baldwin tregon se çfare ndodhi. “Ai na tha se Mackenzie ishte në një lidhje online dhe se e ka ndërmend të martohet me një djalë nga Kosova. Ajo po planifikon ta lëre vendin pa iu treguar juve”.

Madje, vajza kishte marrë pasaportën dhe kishte ndarë fshehur nga familja 5 mijë dollarë për të ikur në Kosovë, dhe të martohej me djaloshin, që nuk e kishte takuar atë. “Unë e doja atë, kur e pashe u obsesionova me të. Ishte ndejnë e njëjtë sikur e njerëzve që drogohen”, ka treguar Mackenzie.

Ai prezantohej në internet me emrin Adam, dhe e kishte manipuluar vashën me shkrime romantike.

Gjithashtu sjellja e vajzës kishte ndryshuar shumë, ka treguar nëna e saj, Stephanie.

Për këtë rast, familja amerikane kishte njoftuar FBI-në. “Ne filluam një hetim. FBI e filloi. Deshëm ta frikësojmë”, tregon John Baldwin. Vajza tani është penduar dhe mendon se ai ka dashur ta trafikoje. FBI i ka shpjeguar asaj se në regjionin e Ballkanit vajzat nuk përdoren vetëm për trafikim seksual, por edhe për marrjen e organeve. Por, ky rast nuk mund të ndiqet tutje, pasi nuk ka ndodhur asgjë, dhe FBI e ka parandaluar.

Familja Baldwin tani po udhëton nëpër të gjitha shtetet e vendit duke treguar atë që u ndodhi, madje kanë publikuar edhe një libër “Për pak të shkonte”, ku tregojnë se çfarë u ka ndodhur dhe paralajmërojnë prindërit se çfarë mund të ndodhë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Akuzat për ngacmime seksuale, reagon Stallone: Kjo nuk ka ndodhur kurrë
Previous article ITALI/ Mancini hedh poshtë mundësinë për të marrë drejtimin e kombëtares

F.autor

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT