• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E dini sa shqiptarë janë të punësuar në Itali? Del shifra
Home
Sociale

E dini sa shqiptarë janë të punësuar në Itali? Del shifra

3 December, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Shqiptarët janë komuniteti më i madh i huaj në forcën puntore të Italisë. Instituti italian i Sigurimeve Shoqërore raportoi se aktualisht në Itali janë 250 mijë shqiptarë të punësuar në mënyrë të rregullt, të cilët paguajnë taksa dhe sigurimet shoqërore.

Sipas të dhënave, pas shqiptarëve në vendin e dytë për nga numri i të punësuarve, renditen marokenët me 225 mijë të punësuar dhe në vendin e tretë renditet shtetasit kinez me 203 mijë të punësuar.

Por përveçse përbëjnë numrin më të madh të të punësuarve, shqiptarët janë dhe një nga komunitetet e huaja me fuqinë më të madhe ekonomike në Itali. Sipas Fondacionit “Leone Moresa”, shtetasit shqiptarë që punojnë në Itali, raportojnë mesatarisht 3.5 deri në 3.7 miliardë euro të ardhura në vit.

Kjo shifër është saktësisht sa gjithë buxheti i shtetit ose sa 30 për qind e prodhimit kombëtar të shqipërisë. Emigrantët janë një burim i rëndësishëm ekonomik, jo vetëm për vendin pritës, ku kontribojnë në prodhimin kombëtar dhe arkën e shtetit përmes taksave, por edhe atë të origjinës.

Sipas të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, në dhjetë vitet e fundit, emigrantët shqiptarë që punojnë dhe jetojnë jashtë kanë dërguar mbi 7 miliardë euro pranë familjeve të tyre në Shqipëri. Pjesa dërrmuese e tyre ka ardhur nga vetëm dy vende, Italia dhe Greqia, ku gjendet dhe numri më i madh i shqiptarëve të emigruar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E martuan me mblesëri/ Vjehrra e kërcënonte: Në shtëpinë time shkel me arkivol (FOTO+VIDEO)
Previous article PËRKEQËSIMI I MOTIT/ PD "delegon" Tritan Shehun në Gjirokastër: Pasojat do jenë shkatërruese nëse…

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën Aktualitet

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin Aktualitet

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT