• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E DINI KUSH JAM UNË? JAM I FAMSHËM…”/ Si u kap nga policia greke i riu që u arratis nga Gjykata e Vlorës
Home
Aktualitet
Kronikë

“E DINI KUSH JAM UNË? JAM I FAMSHËM…”/ Si u kap nga policia greke i riu që u arratis nga Gjykata e Vlorës

18 May, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Mikel Kasaj, 30- vjeçari që bëri bujë për shkak të arratisjes spektakolare nga Gjykata e Vlorës një vit më parë, është arrestuar në Atika të Greqisë, si pjesë e një bande që merrej me vjedhje e grabitje.

Policia greke përfundoi me sukses një operacion, gjatë të cilit u arrestuan 6 shqiptarë dhe 2 grekë. Gjatë operacionit, Policia sekuestroi ndër të tjera një automatik kallashnikov, dy pistoleta dhe një revolver, si dhe një sasi prej më shumë se 1 kg kanabis. Në momentin kur e shoqëronte Policia, Mikel Kasaj u ka thënë efektivëve grekë se ishte i famshëm dhe nëse donin ta njihnin, mund të kërkonin me emrin e tij në “Youtube”.

 

Mediat greke shkruanin dje se anëtarët e bandës që u arrestuan dy ditë më parë, ishin të ashpër, të rrezikshëm, të armatosur, por edhe me një ide të madhe për veten e tyre. Ata përdornin kode për të komunikuar dhe ngatërruar oficerët e Policisë, por ndërkohë ata ishin krenarë për publicitetin e tyre përmes “Youtube”.

Kur oficerët e sigurisë të Divizionit të Sigurisë së Atikës çuan gjashtë të arrestuarit në hetuesi, njeri prej tyre i la pa fjalë kur tha: “Mendoni se po më kapni? Ti e di kush jam, a nuk më njeh?”.

Kur polici i është përgjigjur se nuk e njihte, ai i ka thënë: “Unë jam i famshëm, kërkoni emrin tim në ‘Youtube’ dhe do ta kuptoni”. Ky ishte pikërisht Mikel Kasaj, personi që u arratis nga salla e gjyqit një vit më parë.

Pas këtyre deklaratave që ka bërë Kasaj në Policinë greke, oficerët kanë kontrolluar emrin e tij në “Youtube” dhe kanë parë pamjet e arratisjes nga Gjykata e Vlorës, në prani të policëve dhe stafit të Gjykatës sapo dëgjoi dënimin e rëndë të ndaj tij. “Videoja e publikuar nga mediat shqiptare tregon sesi ai u arratis”, raporton “Protothema.gr”. Mikel Kasaj arriti të arratisej në mënyre spektakolare nga salla e Gjykatës së Vlorës më 23 maj të vitit të kaluar, menjëherë sapo u dha vendimi që e dënonte atë me 3.4 vite burg për pengmarrje.

OPERACIONI

Kur oficerët e Policisë u nisën për të kapur anëtarët e bandës, ata bënë çfarë mundën që të shpëtonin. Njëri prej tyre theu dritaren e shtëpisë dhe u përpoq të ikte, por ra në duart e punonjësve të Policisë, që e kishin rrethuar atë. Një tjetër anëtar i bandës ishte fshehur në banjën e shtëpisë dhe e mbylli derën.

Në një nga shtëpitë në zonën e Hymettus, ku Policia gjeti një kallashnikov, të rinjtë e rrezikshëm nuk hezituan të hidhen nga ballkoni i katit të pestë me qëllim për të shpëtuar nga Policia, të cilët ishin në përpjekje të kapjes së tyre. Anëtarët e bandës ishin veçanërisht të kujdesshëm në bisedat dhe kodet e përdorura prej tyre.

Objektet që ata kishin vjedhur i quanin “vajza”, për armët përdornin fjalën “mjete” dhe për dylbi “syze”. Kur niseshin për të kryer një vjedhje, shpreheshin se po shkonin për një pije, ndërsa për grabitje, sikur po shkonin në klub. Dy prej anëtarëve të bandës kishin një rekord “të pasur” kriminal. Një nga plaçkitjet që ata bënë ishte shtëpia e një avokati të njohur, i cili jeton në Drafi Pentelis.

Anëtarët e maskuar pritën që gruaja e tij të largohej nga shtëpia dhe pastaj ta sulmonin atë me armë. Hynë në shtëpinë e tij dhe e ndaluan burrin e dy fëmijët. I ndanë prindërit nga fëmijët duke i shtrirë në dysheme të ndryshme për të shmangur kontaktin me njëri-tjetrin dhe filluan të kontrollonin shtëpinë. Nga kontrolli, oficerët e sigurisë gjetën disa objekte të vjedhura që i përkisnin familjes së avokatit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO BËN NAMIN NË RRJET/ Transferta e bujshme mbërrin në aeroportin e Barcelonës (FOTO)
Previous article E BUJSHME NGA ANGLIA/ Milani kërkon të transferojë shqiptarin e "Topçinjve"...

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT